Grida Duma: Basha bëri mirë që mbajti për vete vendimin për Berishën, s’kishim dijeni për atë që foli me SHBA-të…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma, foli për RTV Ora, ku u shpreh se gjëja më e mirë që bëri Basha, ishte që e mbajti për veten vendimin për Berishën.

Gjithashtu, ajo tha se do të delegonte këtë gjë tek cilado strukturë Partie, do të kishte mbi supe mungesën e lidershipit dhe do të ndodhte demokratët të pyeteshin personalisht.

Duma: Ditën që Basha bëri publik vendim për Berishën, ne ishim në sallën e PD-së. Sigurisht që kontroversi brenda nesh u përplas për gjithë ndikim që do të kishte vendimi. Por në ato momente kisha qartësinë se gjëja më e mirë që bëri Basha ishte që e mbajti për veten këtë gjë.

Nëse do të delegonte këtë gjë tek cilado strukturë do të kishte mbi supe mungesën e lidershipit dhe do të ndodhte kjo që po ndodh tani: të pyeteshim personalisht. Dhe fakti që ai e dha këtë luks përmes këtij akti, që vlen shumë për të mos dhënë qëndrimin individual nëse duhej apo jo ky vendim. Ne kemi qenë në padijeni të bisedave të Bashës me SHBA-të dhe në këto kushte është e paarsyeshme që tu drejtohesh strukturave që të marrin një vendim për një gjë që nuk kanë informacion.

Zjarr Tv Ad