Grida Duma denoncon mashtrimin e Veliajt

0
2747
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grida Duma denoncon mashtrimin e Veliajt dhe kërkon transparencë për interesat që ka me bashkinë biznesmeni që pagoi udhëtimin e luksit.

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit. Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

Avioni çarter është paguar nga biznesmeni. Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.

Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë. Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë. Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë.

Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike. Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë.

Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij. Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? Kush e pagoi çarterin? Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?

Zjarr Tv Ad