Grida Duma flet e përlotur: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës! Ai rrinte të shkallët, gratë që ishin në seli janë traumatizuar

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja dhe nënkryetarja e PD Grida Duma, flet e përlotur nga selia e partisë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo dhe një grup i madh deputetësh dhe deputetesh ndodheshin në ambientet e brendshme të PD kur mbështetësit e Berishës tentuan të futen brenda me forcë.

Duma tha se distancohej nga dhuna e Sali Berishës. Ajo tregoi se me gratë dhe personat e tjerë kishin dalë në tarracë pasi brenda nuk mund të merrnin dot më frymë.

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë. Jo vetëm për gazin, për dhunën, për zonjat që ishin brenda me besimin absolut që ka një demokrat që mund të sulmojë një demokrat tjetër. Nuk ka dhe nuk mund të ketë. Erdhëm këtu me besimin e plot që asnjë njeri nuk mund t’i lërë kauzat për gjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave.

Përmes telefonit u thoja hajdeni këtu, futuni brenda normal.  Ata që janë zgjedhur nga populli, që janë grupi i deputetëve të PD duhet të gjenin mënyrën të vinin të diskutonin qetësisht. Është një fatkeqësi për ne të gjithë që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta kundër njëri-tjetrit.

E papranueshme, kërkohet zgjidhje. Nuk është çështje godine, është çështje njerëzish që besojnë në kauza reale. Ne pritëm që ata të vinin me një lloj normaliteti të negocionte me qetësi. Distancohem nga dhuna është pak ta thuash, e dënoj dhunën është shumë. Duhet ndëshkuar dhuna për një të ardhme të PD.

Ata demokratë që hypën atje nëpër shkallë janë të keqpërdorur. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës. Është e rëndë. Është e rëndë ta shohesh të rri te shkallët e partisë dhe të thotë nuk ka dhunë, kur të gjithë janë të traumatizuar. Unë u kërkoj gjithë shqiptarëve ta kërkojnë se kjo nuk është vetëm çështje e PD.

E vjetra duhet të largohet, por dhe meritokracia duhet të ndërtohet. Boll më me një të re që kopjon të vjetrën. Boll më me një te vjetër që nuk e di ku e ka vendin në histori. Kemi dalë të pjesa e verandës se ka qenë e pamundur të merrje frymë.

Zjarr Tv Ad