Grida Duma i kthehet ashpër Bashës: A ndjen përgjegjësi morale për humbjen? Sali Berisha ju mundi jo vetëm ju, por edhe PD-në

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar që po zhvillohet në selinë e PD-së.

Ajo e ka pyetur Bashën nëse ndjen përgjegjësi morale për humbjet e zgjedhjeve, ndërsa e ka akuzuar se beteja e tij me Berishën e ka shkatërruar Partinë Demokratike. Sipas saj, Berisha duke dashur të mundë Bashën, fitoi ndaj të gjithë PD-së, teksa shti se Basha gaboi kur u shpreh se nëse ikën ai, partinë do e marrë Sali Berisha.

“Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje? Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy, tre apo 27, çfarëdo të bëjnë, nuk e zëvendësojnë dot, as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë, ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike.

Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush, humbi Partia demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem une ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur”, tha Grida Duma.

Zjarr Tv Ad