Grida Duma i përgjigjet Ramës: Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull, por çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të Qeverisë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Grida Duma i është përgjigjur në rrjetet sociale replikës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me llogaritjet për çmimin e energjisë elektrike që do duhet të paguajnë qytetarët që e kalojnë fashën e vendosur nga Qeveria në 800 kw/h.

Sipas saj, ekspertët, “madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!”

“Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull!! Po t’a kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”!!”, i pergjigjet Duma me ironi Rames.

Postimi i plotë i Grida Duma:

Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull!!

Po t’a kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”!!

Nuk ke faj se nuk llogarit gjë më vetë, merr një makinë llogaritëse, dhe shumëzo siç e shkruan vetë çmimi i mbrojtur është 9.5 lekë me tvsh deri 800 kwh.
800 kwh x 9.5 leke me tvsh = 7600
Po a ke një tabelë shumëzimi për familjarët që mbi 800 kwh do paguajnë 4.4 herë më shumë!!!

Ekspertët, gazetarët, madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!

Zjarr Tv Ad