Grida Duma: Kam lindur si një qenie e fortë, më duket e shëmtuar kur debatojnë dy gra, më pëlqen të debatoj me një burrë…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur bëhet fjalë për Grida Dumën, duhet pranuar që ajo është një femër e bukur, tërheqëse dhe elegante. Në çdo dalje të saj, është e pashmangshme që bukuria e saj të mos përmendet, por përtej kësaj, tek ish-deputetja është për t’u vlerësuar shumë edhe mënyra se si ajo flet, mesazhet që  përcjell, sa të bukura po aq edhe të vlefshme, që të mbushin plot me energji pozitive.

Në natën e katërt të programit “Dola te Ola” zbuluam një anë tjetër të Grida Dumës, siç jemi mësuar tanimë të shohim personazhet në program. Ish-deputetja rrëfen se me tre epitete do ta vlerësonte veten si shumë njerëzore, të padorëzuar dhe që nuk pendohet edhe pse ka plot kritika për Gridën. Në pamje të parë Grida duket një grua e fortë, por a e konsideron ajo veten të tillë? Ajo thekson se ka lindur si një qenie e fortë dhe e lirë dhe është rritur si e tillë.

Në momentin që u pyet që nëse s’do ishte pjesë e politikës, me bindje dhe pa u menduar Grida përgjigjet: “Në regjisurë, padiskutim”.

Gjatë të saj është edhe diçka tjetër që ajo tregoi në “Dola te Ola” ishte se nuk i pëlqen të debatojë me një grua. Ajo thekson se i pëlqen dhe preferon më shumë të debatojë me burrat. “Më duket shumë e shëmtuar që dy gra të debatojnë”.

Zjarr Tv Ad