Grida Duma: Kjo lëvizje e Sali Berishës më ka habitur

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka komentuar situatën politike brenda dhe aksionin politik të Berishës për të rimarrë drejtimin e PD. Duma shprehet se Berisha në këtë fazë të politikës duhej të ishte tërhequr dhe se nuk e kupton se çfarë do të thotë Sali Berisha deputet dhe se ka parë habi te kthimi i Berishës në një pozicion të tillë pas 30 viteve si lider.

Deklarata e Dumës:

“Në të vërtetë nuk e kuptoj çfarë do të thotë Sali Berisha deputet, është kostum pa kuptim. Unë të shoh njërin që ka 30 vjet lider dhe pastaj ta shoh që t’ia japë fjalën Lindita Nikolla dhe t’ia ndërpresë, i shkon deputetëve normalë që po ndërtojnë karrierën.

Ky rikthimi te më i vogël seç je më duket habi. Unë besoj që Berisha nuk di të jetojë pa politikën. I ka hapur një luftë përfaqësisë së SHBA, personale. Të thuash nuk do shkelë ambasadorja amerikane në zyrën time pa kërkuar falje, jam e sigurt që në një moment tjetër nuk do t’i bënte. Nuk mendoj se Berisha kërkoi të ishte deputet për çështje frike.”, u shpreh deputetja e PD, Grida Duma.

Zjarr Tv Ad