Grida Duma: Komisioni “Becchetti” do të nxjerrë në shesh fajtorët, ata ta paguajnë dëmin 121 milionë euro

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Grida Duma, në komunikimin me mediat, tha se Komisioni Hetimor ‘Becchetti”, do t’i tregojë shqiptarëve atë që ndodhi sipas saj.

“Roli i opozitës është që të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi. 121 milionët nuk mund të vijojnë më të paguhen nga shqiptarët por nga ata që e kanë shkaktuar dëmin. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacci kanë ndërhyrë në çështjen edhe kur çështja ishte në gjykim. Arbitrazhi ka parë që politika ka ndërhyrë në vendimin e gjykatave shqiptare dhe për rrjedhojë paratë do ti paguajnë shqiptarët. Rama i ka bërë gjykimet vetë, në vetë të parë, në mediat nacionale. Kjo nuk është një ccështje e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë por e ndërhyrjes së politikës. Ky gjykim do të vlejë për tu njohur me përgjegjësit”, u shpreh Duma.

Zjarr Tv Ad