Grida Duma kundër Alfred Rushajt: Nuk ka shans të mblidhet Kuvendi

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kakofoni zërash brenda Partisë Demokratike. Fillimisht ishte Lulzim Basha që deklaroi se Kuvendi Kombëtar, nuk mund të mblidhet për të shqyrtuar çështjen e liderit historik, Sali Berisha. Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj që ndryshe nga Basha, Rushaj tha se 1500 delegatë mund të thërrasin Kuvendin Kombëtar. “Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t’i bindemi,” tha ai. Kurse tani është nënkryetarja e PD, Grida Duma që në një intervistë për A2, thotë se nuk ka shans të mblidhet Kuvendi. Kujtojmë se Foltorja po mbledh firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që do bëjë ndryshimet e nevojshme në statut për demokratizimin e partisë.

Nëse duam ta ndajmë kështu: Është ky Sali Berisha ylli polar i Shqipërisë dhe i PD-së apo është ai ‘Non grata’ i SHBA dhe ne duam të mbajmë marrëdhënie të përmirësuar e të konsolidua me ta?

Duma: Ka një informacion mbi çështjen e vendimit ‘Non grata’ apo jo? Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit ka ardhur në Shqipëri, ka bërë takime më Lulzim Bashën, me dy përfaqësues të tjerë me dyer të mbyllura.  Mbi këtë informacion, mbi ato detaje, mbi atë çështje mund të kenë argumentuar edhe pse është marrë ky vendim… se çfarë është thënë është me dyer të mbyllura. Partneri strategjik kërkon që kjo mbledhje të qëndrojë me dyer të mbyllura. Në rast se partneri strategjik do të donte që informacionet t’i bënte publike, është në të drejtën e vet ta bëjë dhe ndërkohë nuk e ka bërë, nuk do ta bëjë e ka bërë këtë takim konfidencial. Znj. Duma, takimi ka qenë me dyer të mbyllura për publikun, për opinionin publik, por a ka qenë me dyer të mbyllura edhe për ju? Ju jeni nënkryetare partie tashmë dhe ju kam dëgjuar të flisni shpesh për të dhëna sensitive, të ndjeshme dhe është e kuptueshme, por a do të thotë kjo se ju dini më tepër mbi këtë vendimmarrje dhe partia është thelluar për këtë?

Duma: Ky takim ka ndodhur midis Z. Lulzim Basha, dy përfaqësuesve të tjerë që ju e dini se kush janë dhe unë nuk kam qenë në atë takim. Unë nuk di asgjë! Flasim për informacione post-takim ose post-vendimmarrje… Duma: Nuk ka informacione. Kjo do të thotë se askush në Partinë Demokratike nuk i ka këto informacione? Duma: Ka qëndruar konfidenciale. Ajo mbledhje ka qëndruar konfidenciale. Nuk e ke këtë tagër, edhe po ta kishim këtë tagër, po shkoj më tej unë dhe po ju them: çfarë do t’i jepnim ne anëtarësisë informacione që vetë Z. Berisha kërkon t’i ankimojë? Çfarë do t’i jepnim? Por ndërkohë që psh po bënit një shkelje statutore për të cilën Z. Berisha ju akuzon vazhdimisht, më saktë kryetarin e akuzon vazhdimisht, që nuk e kaloi këtë çështje për ta votuar por bëri një vendim-marrje personale.

Duma: Nuk ka një nen të tillë në statut Alba sepse nuk e ka. Ma thoni ju cili është sepse nuk ka një nen. Ndoshta mund t’i referohet trashëgimisë apo precedentëve se si përgjithësisht janë marrë hapa të tillë kur të ka kërkuar Amerika…, këtë nuk e di unë se çfarë i referohet. Por, një nen statutor që kalon kjo ngjarje, pse? Sepse edhe ata që e quajnë masë ndëshkimore, në atë moment nuk u diskutua si masë ndëshkimore, prandaj u vlerësua figura e z. Berisha. Pra, nuk ishte masë ndërshkimore sepse masë ndëshkimorë do të thotë përjashtim. Ishte pezullim, në mënyrë që vetë Partia Demokratike të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe të ketë mundësi që edhe aksesin ta ketë më të lartë dhe Z. Berisha ndërkohë të vijonte me procesin e tij gjyqësor individual.

Megjithatë Partia Demokratike e dinte riskun dhe koston që po merrte përsipër ndaj unë dua t’ju pyes, tani pozicioni disi ka ndryshuar, edhe në raport me Departamentin Amerikan të Shtetit sepse emrat e familjes Berisha, tashmë janë përditësuar në Kongres në listën e të shpallurve ‘Non grata’ dhe ju besoj e keni tashmë këtë informacion edhe diçka mund të ndryshojë. A keni ju informacione, sinjale që vijnë nga Departamenti Amerikan i Shtetit që këto indicie, prova mbi të cilat e bazon vendim-marrjen SHBA sot ka mundësi të ketë akses publik se pse janë në listën e Kongresit Amerikan? Duma: Jo nuk kam një dijeni që ato mund të kenë ende akses publik dhe shpresoj që me kohën realisht, procesi që ka nisur z. Berisha të jetë proces qartësimi dhe lehtësimi i kësaj situate. Nuk kam një informacion të mëtejshëm për këtë çështje Por, znj. Duma besoj ju, kryetari ndoshta gjithë Partia Demokratike e di pse SHBA apo DASH vendos të shpall dikë ‘Non grata’? Duma: Unë personalisht nuk e di, pra unë e di që kjo është një procedurë e cila nuk merret brenda një muaji, nuk merret brenda dy muajsh. Procedura të këtij niveli apo të këtij kalibri politikani janë të gjata, mund të kalojnë nga një administratë tek tjetra dhe padyshim nuk kam absolutisht asnjë paragjykim se si mund të jetë bërë ky proces.

Zjarr Tv Ad