Grida Duma merr në mbrojtje Sali Berishën? Deputetja bën kthesën e papritur

0
528
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga Kuvendi dënoi sot ka akuzuar  kryeministrit Edi Rama për shpalljen non grata të Sali Berishës

Nga foltorja, Duma i kujtoi kryeministrit se duhet të shohë edhe të shpallurit e tij, që sipas saj është në pushtet prej tyre. Deputetja u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë sot non grata në vendin e tyre.

“Ju flisni për non grata? Ju qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë ju s’dini asgjë, keni këto vlera. Flet për skllavërinë e Amerikës. Çështja është të jesh politikan që bën. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët.

Unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndjehen non grata në vendin e vet gjëja më minimale që duhet të bëjnë është t’i thonë jo atij. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit ku je në pushtet nga non grata-t. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit që mund të jetë më shumë se politik sesa ekonomik”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad