Përfaqësuesit politikë, janë duke zhvilluar tashmë në mënyrë të vazhdueshme takime me qytetarët.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë një takimi, Duma është ndalur në shtëpinë e një qytetareje, nuk ka hezituar të provojë gatimet e saj.
Ajo ka publikuar disa foto në rrjet, ku shprehet s’e është larguar me ndjesitë më të bukura nga aty.
“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.
“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta marr vetë e do ulem aty”.
“Shyqyr që na mbushët shtëpinë se të tre fëmijët i kam jashtë!”
U largova me ndjesitë më të bukura!”, shkruan Duma.
Kujtojmë se një imazh të ngjashëm, e kemi hasur disa ditë më parë në Elbasan, ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shërbeu vetë bukën e gatuar nga e zonja e shtëpisë.