Grida Duma: Rama të respektojë autonominë e Kosovës…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Grida Duma, ka bërë një tjetër gafë të rëndë politike dhe jo vetëm, pasi ka folur për Kosovën dhe vizitën e Ramës në Prishtinë.

Në një intervistë televizive në Neës 24, Duma tha se ‘Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom’.

“Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Deri tani autonominë e Kosovës e ka kërkuar Serbia, sot del dhe e kërkon Grida Duma.

Sa për dije, Kosova është Republikë, e cila e ka shpallur pavarësinë që me 17 Shkurt të vitit 2008 dhe njihet nga 117 shtete në botë, si Republikë e Pavarur.

Zjarr Tv Ad