Grida Duma sulmon Imamin: Nuk e njihja por e mbrojtja më 2013 kur Rama donte ta fuste në burg!

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Grida Duma, ka ngritur disa pyetje ndaj Arben Imamit, i cili është renditur sot në mesin e kritikëve të Lulzim Bashës.

Duke kujtuar disa akuza që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj Arben Imamit pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, ku kërkon që ai të dënohej për korrupsion dhe madje u bë edhe një padi në lidhje me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes, Duma parashtroi disa pyetje retorike.

“Unë e mbaj veten në 2013 se shkoj në një emision të Opinionit për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’.

Nuk kisha asnjë njohje, dmth nuk kisha asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasë, organet e drejtësisë vendosin për dënimin.

E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje. A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit?

Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, u bashkua me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma.

Zjarr Tv Ad