Grida Duma takon familjen e mbetur pa shtëpi nga tërmeti: Për një muaj ne do ta ndërtojmë. Mos firmos gjëra, me të cilat mund të të merret prona

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, zonja Grida Duma, ditën e sotme ka takuar një familje të prekur nga tërmeti. Prej një viti e gjysmë kjo familje jeton në kushte aspak normale në një shtëpi të vjetër.

Teksa tregonte tavanin që kishte rënë totalisht, kryefamiljari deklaroi se janë lënë në harresë dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetjeje, madje janë urdhëruar mos të bëjnë asnjë ndërhyrje.

E prekur nga pamjet që pa, zonja Duma u kërkoi durim, duke shtuar se do ndjekin ligjërisht personat përgjegjës që nuk kanë shkuar te kjo familje. Për më tepër, ajo premtoi se për një muaj shtëpinë e tyre do ta ndërtojnë nga e para.

Ti ke një pronë shumë të bukur. Por, në shtet nuk ka vetëm njerëz normalë, ka edhe kriminelë. Është fati që ne po vijmë këtu, ta themi pa asnjë lloj problemi që do të mbrojmë pronën ty, sepse vetëm në Tiranë i shpërngulin dhe i çojnë andej-këtej. Juridikisht ne do ta shohim se ku ka ngecur të paktën nga ana procedurale. E dyta, ti nuk do e lëshosh shtëpinë. Nëse për një muaj ti do të rezistosh dhe ne do të gjejmë një mënyrë tjetër të të ndihmojmë. Për një muaj ne do të bëjmë shtëpinë tënde. Mos firmos gjëra, me të cilat mund të të merret prona. Ti ke një shtëpi atje, e cila vetëm për turizëm sa vlen.”- u shpreh ndër të tjera zonja Duma.

Zjarr Tv Ad