Grida Duma tha se Berisha nuk duhet të ishte as deputet, kolegu i nxjerr ”të palarat”: Nuk e mban mend që i shkoje çdo ditë në zyrë, deri në datën…

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratave të Grida Dumës që Sali Berisha nuk duhet të ishte as deputet në këtë mandat legjislativ i është përgjigjur Edmond Spaho, i cili i shton edhe më tej kulisat brenda kësaj force politike. Ai pyet në mënyrë retorike Grida Dumën, se pse nuk ia ka thënë këtë vetë Berishës, të cilit sipas tij i shkonte çdo ditë në zyrë deri në datën 25 Prill.

“Ja ke thene Berishes kete, sepse deri ne 25 Prill 2021 ne zyre te Berishes ke qene cdo dite?”, pyet Spahoi, teksa shpërndan deklaratën e Dumës.

Çfarë tha deputetja demokrate që tashmë është pozicionuar në krah të Bashës:

Koha kishte ardhur për të ndodhur kjo. Kjo mund të kishte ardhur edhe pas listës së zgjedhjeve të 2021-shit. Unë e kam thënë që statura e Berishën nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra se si ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare.

Nuk ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD atë. Kjo po shkonte në absurd sepse kryetari i PD duheJ të krijonte profilin e tij. Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Ka një paradosks të madh. Ai nuk mund të ishte thjesht një deputete. Ai vetë në kushtet e në politikani me përvojë të gjatë duhej të bënte një hap pas nëse do të donte që Basha të kishte peshën totale të vendimeve. Pati një vështirësi nga Basha për krijimin e profilit të tij. Basha e ka respektuar me besnikërinë më të madhe Berishën. 

Ajo që është e normalshme brenda një partie është se prezenca e Berishës aty nuk ishte pa influencë dhe impakt. Janë bërë disa disktutime në atë mbledhje. Ka pasur diskutime në atë mbledhje dhe Berisha nuk ka mbajtur qëndrim kundër. Vetë Berisha ka dalë nga Kuvendi dhe ka thënë se do e djegë mandatin. Që në listën e 2021 nuk duhet të ishte Berisha sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit. Basha duhet të thotë që vendimi i është i tij dhe e ka thënë qartësisht. Unë thashë që Basha deri në momentin e fundit nuk zgjodhi të bënë një kontrapedal…Kjo them unë mund të kishte ndodhur që me listën e 2021.

 

Zjarr Tv Ad