Grida Duma zbulon “ULTIMATUMIN” e vendosur ndaj Bashës: Ka kohë deri nesër të largohet, ja strategjia e PD-së…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, ka zbuluar “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër për t’u larguar, duke zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

Më tej deputetja shtoi se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

“PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad