Griezmann te Barcelona? Bartomeu: Gjithmonë na ka zgjedhur ne!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar strategjinë që do të ndjek skuadra e tij gjatë kësaj merkato vere.

Numri 1 i katalanasve ka theksuar se bashkëpunëtorët e tij janë fokusuar të forcojnë si skuadrën A edhe atë B, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se mes tij dhe Antoine Griezmann ka pasur kontakte përpara nisjes së merkatos.

“Ai gjithmonë na ka zgjedhur ne. Nuk i kemi folur kurrë dhe nuk ka asgjë mes nesh. Ne tashmë po shikojmë se pretendentët për të shtohen nga dita në ditë. Ne po bëjmë një revolucion në skuadër të ngadaltë, por të sigurtë. Kemi gjithë qershorin, korrikun dhe gushtin përpara. Po bëjmë bisedime të rëndësishme duke i shkuar idesë dhe realizimit të një strategjie. Ne po shohim gjithashtu në Barcelonë B. Disa lojtarë kanë mundësinë të lëvizin në ekipin e parë këtë vit. Do të ketë shumë kontata dhe shumë gjëra do të mbyllen.”-tha Bartomeu për Rai1.

Kampioni i Botës është një emër shumë i lakuar në shtëpinë e Barcelonës, me shumë zëra që e dërgojnë Griezmann në “Camp Nou”.

Zjarr Tv Ad