Gripi i shpendëve përhapet në të gjithë vendin, ngordhin qindra pula në Dibër

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Qarku Dibër nuk i ka shpëtuar prekjes nga gripi i shpendëve. Mësohet se rastet e para janë shfaqur në fshatin Rrethe Kalë në Njësinë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër.

Deri tani sipas banorëve kanë ngordhur rreth 200 pula në ekonomi të vogla të këtij fshati. Banorët thonë se ngordhja e pulave ka qenë e mënjehershme.

“Kanë ngordhur nja 50 pula. Janë zogjë. Ato ngordhin gjysma një ditë, gjysma ditë tjetër, brenda dy ditësh, i kemi groposur.

S’ka ardhur njeri, ti je i pari. Disa herë në këto periudha bëhen këto sëmundje. Më shumë dëm ekonomik dhe dëm për përhapjen e ndonjë sëmundje, ndonjë epidemi në fshat”- u shpreh një prej banorëve të kësaj zone.

Për të parë nga afër situatën në fshat kanë mbërritur inspektorët e AKU Dibër por pa dhënë asnjë detaj të vatrës.

Zjarr Tv Ad