Gripi i Shpendëve po rrezikon dhe Shqipërinë/ Ministrja e Bujqësisë nxjerr urdhrat: Shtetet ku ndalohet importi i mishit dhe vezëve…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gripi i Shpendëve po rrezikon Shqipërinë dhe për këtë ministria e Bujqësisë, ka nxjerrë vendimin për të ndaluar importimin e mishit të shpendëve nga dy shtetet, Kosova dhe Greqia.

Dy urdhrat e posaçëm janë firmosur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi dhe kërkohet ndalimi i hyrjes, apo tranzitimi të shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Epirit, Maqedonisë dhe Trakes në Greqi, ku përfshihet kryesisht Selaniku, Janina, Dhespotria dhe Kozani, ndërsa në një urdhër tjetër të datës 1 Qershor, ka bllokuar tërësisht importin nga Kosova.

Në mesin e Janarit, Ministria e Bujqësisë ndaloi importin e shpendëve dhe mishit të tyre nga Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Holanda, Lituania dhe Izraeli, bllokim i cili vazhdon të jetë në fuqi.

Pjesën më të madhe të importit të mishit të shpendëve, Shqipëria e ka nga Brazili, por sasi të konsiderueshme ka dhe nga Greqia e Kosova. Vuirusi i gripit të shpendëve, mund të transmetohet te njeriu dhe të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore, por deri më sot është konstatuar vetëm 1 rast në Kinë të transmetimit të tij te njeriu.

 

Zjarr Tv Ad