Prej disa ditësh ka pasur një numër të lartë të pulave të ngordhura, më shumë se 400 mijë, në pularitë e Durrësit si pasojë e gripit të shpendëve. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
Sipas Shqiptarja.com, numri i pulave te ngordhura ka qenë mjaft i lartë dhe vazhdojnë të kenë humbje, për shkak të përhapjes së shpejtë të infektimit.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklarate nga institucionet shtetërore ndërkohë që biznesmenët e pularive nuk janë prononcuar.
Burime nga AKU konfirmojnë se vetëm në njërën nga pularitë e qytetit të Durrësit janë groposur 175.300 pula.
Institucionet shtetërore vazhdojnë kontrollet në 3 pularitë e bashkisë Durrës dhe sipas informacioneve paraprake sëmundja është izoluar.