Gripi i shpendëve, Zv.ministrja e Bujqësisë del me shifra: Kanë ngordhur 340 mijë pula, janë asgjesuar 120 mijë prej tyre

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci doli sot në një konferencë për mediat, në lidhje me gripin e shpendëve të përhapur në vendin tonë.

Edhe pse jo zyrtarisht flitet për 1 milion pula të ngordhura në Durrës, Gjeci dha një shifër tjetër.

Ajo tha se janë 340 mijë pula të ngordhura ndërsa janë asgjesuar 120 mijë të tilla. Ndër të tjera Gjeci tha se po vijohet me procesin e groposjes.

Zv.ministrja Ermira Gjeci: Vijon procesi i eleminimit të shpendëve të sëmura, për prani të influencës, 340 mijë shpendë te ngordhura,vijon procesi i groposjes procesi është dinamik, asgjesimi i 120 mijë shpendëve për të shmangur cdo rrezik të mundshëm, aktualisht po respektohen të gjitha procedurat për shuarjen e vatres.

Vijon monitorimi në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat kufitare. Shërbimi veterinar është prezent në cdo kompleks, po kryen survejancë në të gjitha fermat që mbarështojnë shpendë.

Fermat problematike duhet të bëjnë karanatinë, duhet të kontaktojnë shërbimin veterinar.

Eshtë një sëmundje që dëmton tufën e shpendëve, nuk ka panik për konsumatorin, nuk kalohet përmes ushqimeve te konsumatori.

Shërbimet janë në terren duke monitoruar situatën. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren, jo tani që u konfirmua rasti i parë me gripin e shpendëve por edhe më parë.

Është tërhequr e gjithë prania e vezëve nga tregu, megjithëse ne kemi thënë se nuk përbën rrezik. Konsumatori duhet të drejtohet në të gjitha njësitë e autorizuara për blerjen e produkteve pasi vetëm kështu mund të sigurohet garancia e tyre.

Kemi ndaluar tregtinë e shpendëve të gjallë. Në supermarket është e kontrolluar çdo gjë dhe konsumatori duhet të jetë i qetë.

Gjeci ka deklaruar se përveç pulave të ngordhura në Durrës si edhe pelikanit kaçurrel në Prespë, nuk ka vatra të tjera që është raportuar gripi i shpendëve.

“Kemi një rast të konfirmuar të pelikanit në zonën e Prespës, pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, po te pelikanët, Sapo kemi marrë njoftimin, filloi në zbatim plani i kontigjencës, monitorimi dhe krehja e zonës, në monitorim u identifikua një pelikan i ngordhur dhe rezultoi pozitiv.

Nuk kemi vatra të tjera, po vijojmë monitorimit, rastet e dyshimta vijnë në ISUV. Deri tani jemi në terren, duke monitoruar, në të gjithë vendin dhe rezultatet raportojnë që nuk kemi raste të evidentuara”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad