Gripi në Kosovë merr përmasa shqetësuese: Vdes edhe një person

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës-SHSKUK sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është analizuar situata e fundit me gripin sezonal. Sipas SHSKUK-së, është konstatuar një rast i vdekur me influencë A, ku pacienti ka pasur sëmundje kronike përcjellëse.

Sipas komunikatës, në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A.

Sipas subtipit 178 mostra influencë A e pa –subtipizuar dhe 62 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:

  1. Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
  2. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë teritorin e Republikës së Kosovës, duke ritheksuara edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
  3. Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
  4. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamin”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situates epidemiologjike në raportin e 21 shkurtit ka konstatuar intensitet konstant të rasteve të gripit sezonal.

Nga 1 tetori deri më 20 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 44.705 raste të dyshimta në grip, 4177 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 84 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute). Ndërkohë, më 15 shkurt u raportua se katër persona kanë vdekur nga gripi sezonal në Kosovë.

 

Zjarr Tv Ad