Groenlanda i përgjigjet Trump: E hapur për biznes, jo për shitje

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Groenlanda hodhi sot poshtë idenë se mund të jetë në treg për shitje pas njoftimeve se Presidenti amerikan Donald Trump kishte diskutuar privatisht me këshilltarët e tij rreth idesë për të blerë ishullin më të madh në botë.
“Ne jemi të hapur për biznes, por nuk jemi për shitje”, tha ministrja e Jashtme e Groenlandës Ane Lone Bagger për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në muajin shtator Trump do të vizitojë Kopenhagën dhe Arktiku do të jetë në rendin e ditës të bisedimeve gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Groennlandës, një territor autonom danez. Biseda për blerjen e ishullit u njoftua për herë të parë nga gazeta “Wall Street Journal”.

Dy burime në dijeni të çështjes i thanë agjencisë Reuters se disa këshilltarë kishin qeshur me idenë duke kujtuar se ishte një shaka, por ajo ishte marrë me shumë seriozitet nga të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

Të premten politikanët danezë u tallën me idenë. “Duhet të jetë një shaka për 1 prillin. Është plotësisht jashtë sezoni”, shkruante ish-kryeministri Lars Lokke Rasmussen në Twitter.
Groenlanda po merr vëmendjen nga superfuqitë botërore duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të vendndodhjes strategjike dhe burimeve të saj minerale.

Në maj, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Rusia po sillej në mënyrë agresive në Arktik dhe se veprimet e Kinës atje duhej të shiheshin nga afër gjithashtu.
Një traktat në fushën e mbrojtjes mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara që daton nga viti 1951 u jep të drejta amerikanëve mbi bazën ajrore Thule në veri të Groenlandës. Nuk ka asnjë të dhënë se çështja e blerjes së Groenlandës do të jetë në rendin e ditës në bisedimet e presidentit Trump me zyrtarët danezë.

Zjarr Tv Ad