“Gropa e Berishës thith gjithë ata që kanë ndarë paratë dhe pushtetin në vitin 2013”, Roland Bejko tregon çfarë i tremben demokratët

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Çështjet Vendore të PD-së, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Shqip’ u shpreh mbrëmjen e djeshme se elita e ish-kreut të PD është kthyer në një gropë thithëse që merr brenda vetes persona që kanë mbajtur poste në periudhën e komunizmit dhe që janë votuar me largim me 1 milion vota nga populli.

Ai tha se Berisha është i vdekur politikisht dhe duhet ta mbyllte aty ciklin politik.

“Një pjesë e personaliteteve hezitojnë t’i bashkohen Berishës sepse nuk duan të ngelen jashtë partisë, nëse formalizohet kjo lëvizje e Berishës që të quhet parti. Por ama dhe nuk duan të ngelen aty shërbëtorë të elitës së Berishës, e cila është bërë si një gropë thithëse që thith të gjithë ata që kanë ndarë para dhe pushtet në vitin 2013. Ata që qytetarët i votuan me 1 milion vota kundër, pra i larguan njëherë nga pushteti. Për çudi janë ata që i përkasin regjimit të komunizmit, që kanë pasur poste në atë sistem. Ne i kemi dhënë rininë zotit Berisha, nga pasioni për politikën”, u shpreh Bejko.

Zjarr Tv Ad