Gruaja amerikane më e admiruar

0
3

Michelle Obama ka rrëzuar pas 17 vjetësh Hillary Clinton-in nga froni i gruas më të admiruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Michelle Obama e fitoi me diferencë të madhe anketimin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej gjithmonë e dyta pas Clinton-it, por këtë herë më në fund arriti ta përmbysë dominimin e saj. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi. Sondazhi zhvillohet çdo vit që prej vitit 1946, duke munguar vetëm një herë, në vitin 1976.