Gruaja e kryeministrit pranon keqpërdorimin e fondeve të shtetit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gruaja e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar të keqpërdorimin e fondeve të shtetit dhe do të duhet të paguajë 15,000 dollarë.

Sara Netanyahu u akuzua se shpenzoi 99.300 dollarë për ushqime jashtë shtëpisë nga buxheti i shtetit ndërsa deklaroi në mënyrë të rreme se nuk kishte kuzhinier në dispozicion në rezidencën e Kryeministrit.

Ajo u akuzua për mashtrim dhe shkelje të besimit vitin e kaluar.

Avokati i saj tha se kjo ishte një përpjekje për të rrëzuar nga qeveria bashkëshortin e Sara.

Netanyahu do të ketë një dosje penale, raportoi Jerusalem Post.

Sipas marrëveshjes, Netanyahu do i paguajë shtetit 12.490 dollarë si edhe një gjobë prej 2.777 dollarë.

Prokurori Erez Padan tha se arritja e marrëveshjes ‘shpëtoi’ gjykatën nga thirrja e 80 dëshmitarëive.

Padan theksoi se bëhej fjalë për një marrëveshje të balancuar dhe të drejtë.

 

Zjarr Tv Ad