Gruaja gjendet pa shenja jete/ Dyshohet të jetë helmuar/ Fëmija që ishte pranë saj, 24 orë pa ushqim

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Pogradec, ku një grua u gjet e pajetë në banesë në orët e mbrëmjes.

Bashkë me gruan e pajetë, në banesë u gjet edhe një fëmijë i seksit mashkull, i moshës 10 vjeç.

Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim, ç’ka çon në dyshime se gruaja mund të ketë humbur jetën më herët se të gjendej trupi në banesë.

Pas trajtimit në pediatri, fëmija mësohet se ka rimarrë veten.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë, për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës.

Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit.

Gruas së pajetë, do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, jo në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase.

Ndërkohë në banesë, policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëflijuar.

Zjarr Tv Ad