Gruaja i kafshoi një pjesë nga tosti i tij me djathë dhe ai e qëlloi me armë. Daniel Brian Blackwell, është një 55- vjeçar amerikan i cili përfundoi në pranga të dielën mbrëma, për shkak të një reagimi të tepruar ndaj gruas së tij, pak para se të shtroheshin për të ngrënë darkë.
Ai qëlloi dy herë me armë në tavanin e shtëpisë, për të ndëshkuar të shoqen e cila i kafshoi tostin, por që fatmirësisht përfundoi pa lëndime.
Gjithë ngjarja ndodhi në Baltimora, në shtetin amerikan të Maryland. Pas ngjarjes, gruaja e denoncoi të shoqin.
Fatmirësisht ajo arriti të largohej nga shtëpia bashkë me tre fëmijët, ndërsa policia e arrestoi.
Në apartamentin e çiftit, policia gjeti 15 armë zjarri, katër prej të cilave me municion të cilat 55- vjeçari i mbante pa leje.
Tashmë ai rrezikon një dënim të ashpër nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.