“Gruaja ikën me tjetrin, ai tund çertifikatën thotë jam i martuar!”/ Vangjeli: PD-në e ka Berisha, pakica kapet pas artificave juridike

0
477
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Partinë Demokratike nuk ka më palë, por të gjithë kanë vajtur pas fituesit, Sali Berishës.

Kështu deklaroi analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ai tha se pakica tashmë po kapet pas artificave juridike dhe se nuk mund të diskutohet bashkimi në PD, sepse aty nuk ka më palë.

“A do të ketë bashkim? Nuk mund të ketë bashkim sepse nuk ka më palë. Ajo që pamë në 6 mars është një sondazh me një kampion shumë herë më të madh, 20% e shqiptarëve.

Ka një sondazh tjetër dhe ka të bëjë me grupin parlamentar. Berisha kishte 4-5 në fillim, u bënë 10-12 dhe gjatë të gjithë kohës, ka pasur një shumicë në mes, që qoftë për shkak të mungesës së identitetit politik, jepte sinjale nga të dyja krahët. Doktori në një moment të caktuar nuk pranonte më deputetët, thoshte të mbaroj unë proceset.

Tani qëndra e rëndesës ka kaluar te doktori. Fitimtari i merr të gjithë në traditën e prijësit në Shqipëri. Blindi ra. Ata që rrinin deri dje apo në 8 janar si kështjellarë, kjo pakicë po tenton të mbahet me artifice juridike. Kjo punë është, gruaja ka ikur me tjetrin, ai tund çerfitikatën dhe thotë jemi të martuar. PD ka ikur e gjitha.

Ka vetëm një problem, ajo që është e qartë, PD kishte dy B, njëra u këput dhe ra. Ka mbetur vetëm B-ja tjetër. Zoti Berisha mundi Bashën, problemi është që Rama e mund Berishën”, tha ndër të tjera Vangjeli.

Zjarr Tv Ad