Gruaja jeton në çadër prej 1 viti me vajzën dhe mbesën: Nuk e di a do jetoj me këtë sëmundje…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, për zgjedhjet e 25 Prillit, Edi Paloka ka vizituar një familje që jeton prej më shumë se 1 viti, në çadër në kushte tepër të vështira.

Fjala është për Shpresa Guçe, e cila që pas tërmetit jeton në çadër, bashkë me vajzën e divorcuar dhe mbesën  4 vjeçare. Ajo ka pohuar se; vetëm në muajin shkurt të vitit 2021, ka përfituar një bonus qiraje, ndërsa tregon se ka dhë probleme shëndetësore, vuan nga astma dhe jetesa në çadër ja vështirëson kushtet.

U bëra një vit e gjys që nuk kam parë asnjë ndihmë nga shteti. Nuk e di do jetoj a s’do jetoj me këto sëmundje që kam”, ka treguar Shpresa duke pohuar madje se ka refuzuar shtrimin në spital, pasi ka frikë mos infektohet.

Zjarr Tv Ad