“Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier. E ëma drejtoreshë, e bija specialiste”! Dogana pranon emërimet nepotike: U bënë para se të vinte Genti Gazheli

0
1676
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave  ka reaguar pas denoncimit të fundit të  “News24” mbi emërimet nepotike që drejtori Genti Gazheli kishte bërë në institucionin që drejton. “News24” publikoi sot vetëm tre raste, nga dhjetëra që disponon, kur persona të të njëjtës familje ndajnë postet në institucionin e drejtuar nga Genti Gazheli. Përkatësisht bëhej fjalë për “Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier. E ëma drejtoreshë, e bija specialiste”.

Duke pranuar emërimet nepotike në këtë institucion, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se këta punonjës janë në administratën doganore që para ardhjes së zotit Gazheli në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm.

Sqarim i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave:
📌Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e News 24, media e cila prej ditësh hedh baltë mbi këtë institucion, se:
➡️Këta punonjës janë në administratën doganore që para ardhjes së zotit Gazheli në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm,
➡️Këta punonjës janë emëruar në detyrat përkatëse në përputhje me ligjin dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi “shmangien e nepotizmit në administratën publike”( Vendim nr.20, date 11.07.2006 i Gjykates Kushtetuese).

Zjarr Tv Ad