Gruaja shtatzënë del në protestë, nga përplasja me policinë humb foshnjën

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua shtatzënë ka humbur fëmijën pas përleshjeve dje me policinë në protestën para Parlamentit. Ajo u ishte bashkuar  banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re, të cilët që janë njoftuar të lënë banesat e tyre.

Denoncimin e ka bërë sot deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Me anë të një shënimi në ‘Facebook’, shkruan se nëna quhet Erjona Dozhani.

Postimi i Vokshit

Ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë.

Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!

 

Zjarr Tv Ad