Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore, kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pasi një fqinje e tyre e moshuar, është ndarë nga jeta.
Renate Ëedel, jetonte në Ëeiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Ëedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra.
Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, humbi jetën në 2014-ën, ndërsa Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016-të, ku humbi jetën në dhjetor të vitit 2019-të, në moshën 81-vjeçare.
Në prill të këtij viti, u deklarua se; ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare ishte ndarë nga jeta më herët.
Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, ka thënë kryebashkiaku lokal Bernd Heine, për të përditshmen Hessenschau.
Tashmë, komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambinete komunitare.”
“Komuniteti ynë falenderon çiftin Ëedel, për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi, për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.
Rezidentët lokalë, kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambiente për fëmijët.