Gruevski kërkon azil politik & Hungaria konfirmon – Ismet Drishti pyet: Po këta tanët ku do kërkojnë azil?

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hungaria konfirmoi se ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një deklarate për mediat njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks, i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informacionit të dhënë nga vetë Gruevski në Facebook. Ambasadori i Republikës së Hungarisë, Llasllo Duks, në takim tek sekretari shtetëror, Viktor Dimovski me qëllim të verifikimit të informatave edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike, thuhet ndër të tjera në deklarëtën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Strehimi i Gruevskit në Budapest ka nxitur reagimin e opozitës së atjeshme, e cila sipas mediave hungareze është e prerë se nuk do të lejojë që Hungaria të fshehë kriminelë, qofshin ato të afërt me kryeministrin, Viktor Orban. Miqësia e vjetër mes Orbanit dhe Gruevskit ishte në fokus të informimit nga mediat në të dy vendet.

Zjarr Tv Ad