Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili ka marrë azil në Hungari pas largimit nga Maqedonia e Veriut, shprehet se ai u largua nga vendi i tij si njeri i lirë dhe se tani është njeri i lirë. Në intervistën e parë për mediat e huaja që nga marrja e azilit në Hungari, Gruevski thotë se ai nuk është një i arratisur nga drejtësia, por se u largua nga atdheut për shkak të akuzën së padrejtë me prapavijë politike, që e çon në burg. “Nga Tirana, nëpërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, unë mbërrita në Hungari. Siç dihet, transporti më është garantuar nga diplomacia hungareze. Kur arrita në ambasadën e saj në Tiranë kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe qëndrimi në ambasadë, u informova se do të më siguronin transportin deri ën kufirin hungarez, ku autoritetet hungareze të emigracionit do të vendosnin nëse do të më jepej azil apo jo. Më është dhënë azil, azil politik për shkak të problemeve politike,” tha Gruevski për Pink.