“Grupe paramilitare ruse kanë hyrë në Kosovë”, Luarasi: Mund të hyjnë edhe në Shqipëri, protesta e PD krijon terren për ta

0
324
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Iris Luarasi thotë se një prej arsyeve që protesta e Partisë Demokratike është e papërshtatshme për t’u realizuar ditën e samitit të BE-së në Tiranë, është rreziku për provokime nga elementë të jashtëm.

Luarasi tha në emisionin “Opinion”, se grupe paramilitare ruse që tashmë është raportuar se kanë hyrë në Kosovë, mund të infiltrohen brenda protestuesve të PD-së duke provokuar.

Ajo tha se protesta e PD-së krijon terrenin për ta.

“Ka informacione, është raportuar që grupe paramilitare kanë hyrë tashmë në veri të Kosovës. Kush thotë që këto grupe nuk mund të hyjnë lehtësisht, të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në Shqipëri. Dhe të provokojnë ditën e Samitit.

Nuk them, nuk po them aspak që Partia Demokratike ka lidhje me ta. Por protesta krijon terrenin. Do jenë disa dhjetra mijëra njerëz në protestë, mund të infiltrohen dhe të provokojnë”, u shpreh Luarasi.

Zjarr Tv Ad