Grupet më pranë, skuadrat shqiptare kërkojnë një vend në Europë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse skuadrat e Superligës u eleminuan pothuajse që në përballjet e para, ka ende skuadra që mund ta ngrenë lart flamurin tonë.

Bëhet fjalë pikërisht për Shkupin, Shkëndijën, dhe Ballkanin. Skuadra e Shkëndijës luan e para në orën 19:00 në transfertën suedeze përballë AIK në takmin e parë kualifikues të turit të tretë të Ligës së Konferencës. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin që ndeshjen e parë do ta luaj në shtëpi përballë Klaksvik dhe do të kërkoj të marrë një rezultat sa më pozitiv. Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00. Një orë më vonë skuadra e Shkupit do të përballet në transfertë me irlandezët e Shamrok Rovers. Shkupjanët luajnë në turin e tretë të Europa League dhe do të kenë më tepër shanse për një vend në grupe.

Europa League

21:00 Shamrok Rovers (Irl) – Shkupi (Mkd)

Conference League

19:00 AIK (sëe) – Shkëndija (Mkd)

20:00 Ballkani (Kos) – Klaksvik (Fai)

Zjarr Tv Ad