Grupi parlamentar i PD kallëzon penalisht deputetin socialist për dhunën në Kuvend

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi Parlamentar i PD-së ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend.

Sipas dokumentit mësohet se kallëzimi është bërë një ditë më parë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Figura e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejt. Në kryerjen e kësaj vepre penale në rastin konkret dashja e drejtpërdrejt evidentohet në këto tre aspekte, a) dijenia nga ana e të kallëzuarit që veprimet e tij janë kryer në kundërshtim me ligjin, b) dëshita e të pandehurit për t’i kryer kërko veprime dhe c) dijenia se po ushtron një lloj dhune duke e kapur nga krahu një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik apo faktit që është i zgjedhur”- thuhet mes tjerash në kallëzim.

 

Zjarr Tv Ad