Grupi PS/ 2 seanca plenare gjatë javës, deputetët ankohen për ministrat

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duket se këtë javë do të ketë dy seanca parlamentare.

Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvend pas protestës së studentëve.

Mësohet se të premten do të zhvillohet seanc për Vetting-un në politikë. Burime nga grupi bëjnë me dije se të enjten do të rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisionet parlamentare, gjatë diskutimit të nismave ligjore.

“Duhet koordinim me ministrat, kemi marrëveshje e llogaridhënie,” është shprehur ai.

Në grup është ritheksuar qëndrimi për dialog me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.

Zjarr Tv Ad