Grupimi i Berishës kundër ambasadores Kim, reagon Braçe: Pse ulërini, ju nuk e njihni atë, ç’keni?!

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA Yuri Km, zhvilloi ditën e djeshme një takim me Enkelejd Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit. Më vonë në Twitter, ajo shkroi se e njihte Alibeajn si kryetar të komanduar të PD dhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Kjo bëri që Partia Demokratike e Sali Berishës të reagonte ashpër ndaj ambasadores. Deputeti Edi Paloka e konsideroi atë si turp dhe shkelje të ligjeve të vendit. Sipas tij, Yuri Kim nuk njihte vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu Statutin e Berishës të datës 11 dhjetor.

Për këtë, ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe. “Ne fillim thane; Nuk e njohim ambasadoren, as sekretarin Blinken, as presidentin Biden; Ne marredhenien e kemi me Republikanet! Atehere pse ulerini sot? Ju si njihni keta, ckeni?!”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad