Grupimi “Për PD” kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës: Akti i parë për reformimin e Partisë/ Përjashtimi i Berishës, vendim antistatutor…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupimi “Për PD “, një grupim i përbërë nga zyrtarë dhe intelektualë të Partisë Demokratike, kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës. Paraditen e sotme, përmes një deklarate ata kërkojnë që ky të jetë hapi i parë drejt reformimit të PD.

“PD-ja e marrë peng duhet t’i kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë, duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”, thuhet në deklaratë. Ky grupim, e quan vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, si një vendim antistatutor.

Deklaratë e Grupit për PD – Tiranë, 16 shtator 2021

Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

Zjarr Tv Ad