Grushte e konflikte, ja ç’po ndodh në Katund të Ri të Durrësit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur me konflikte procesi i votimit në Katund të Ri të Durrësit, një bastion i së djathtës. Mësohet se në një qendër votimi është thyer një kuti votimi dhe se policia ka arrestuar autorin.

Ndërkohë në fshatin Qerret ka pasur një tjetër konflikt mes simpatizantëve të PS dhe kryetarit të njësisë Shaban Tafa.

Sipas simpatizantëve, Tafa ka dhunuar një 12 vjeçar që thërriste “Rama ik”.

Por vetë Shaban Tafa tha në lidhje telefonike për “News24” se kanë qënë 2 fëmijë që do i vinin zjarrin qendrës së votimit.

Në momentin që ka larguar fëmijët disa simpatizantë të PD kanë goditur me grushta. Tafa tha se qëllimi i tij është të largonte fëmijët nga qëndra e votimit.

Zjarr Tv Ad