“Grushti Migjenian ende kryesimbol”, Ilir Meta përkujton 82-vjetorin e vdekjes së poetit: Sot ky mal është korrupsioni i llahtarshëm

0
36
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar poetin e madh, Millosh Gjergj Nikollën (Migjenin), në 82-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, teksa ka dhënë një mesazh mjaft të fortë referuar veprës së këtij të fundit.

Sipas Metës, Mali që s’bzan është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit.

“Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”, shkruan Meta ndër të tjera.

Reagimi i plotë: “GRUSHTI MIGJENIAN NDAJ MALIT QË S’BZAN ËSHTË ENDE NJË KRYESIMBOL” Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme. Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten. Mali që s’bzan! Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol. Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”.

Zjarr Tv Ad