Guaido: Maduro ka frikë të më arrestojë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juan Guaido është shprehur se është i lirë sepse qeveria venezueliane e Nicolas Maduro ka frikë nga pasojat e arrestimit të tij.

“Janë të frikësuar. Ata po përpiqen të përhapin ose gjenerojnë një perceptim të kontrollit që nuk e kanë,”-tha Guaido në një intervistë me CNN.

Komentet e tij erdhën vetëm disa orë përpara se një nga aleatët e tij më të afërt u arrestua nga forcat e sigurisë dhe agjencia e inteligjencës në Venezuelë, të njohur si SEBIN. Edgar Zambrano u arrestua jashtë selisë së partisë së tij Democratic Action Party mbrëmjen e së mërkurës.

Makina e tij u konfiskua nga nëntë oficerë të maskuar të SEBIN. Guaido në një postim në Twitter tha se Maduro rrëmbeu nënkryetarin e opozitës që kontrollon  Asamblenë Kombëtare.

“Ata po përpiqen të thyejnë trupin që përfaqëson të gjithë venezuelianët, por nuk do ta arrijnë atë,”-shkroi ai në Twitter.

Qeveria Maduro akuzoi Guaidon, presidentin e Asamblesë Kombëtare dhe disa udhëheqës të tjerë të opozitës për planifikimin e një grushti të dështuar më 30 prill.

 

Zjarr Tv Ad