Guaido pranon se ka negociuar me qeverinë e Maduros

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juan Guaido, presidenti i vetëshpallur i Venezuelës pranoi se në Norvegji ka zhvilluar negociata me qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Që nga fillimi i vitit, Venezuela është përfshirë nga një prej krizave më të thella politike në historinë e atij vendi, ndërkohë që kreu i opozitës Guaido, në një deklaratë me shkrim pranoi të kishte negociuar me autoritetet e vendit.

Më herët, Guaido në mënyrë të përsëritur mohonte raportet mediatike mbi negociatat. Siç thuhet në deklaratën e publikuar, dy delegacionet ishin takuar në shenjë respekti për autoritetet norvegjeze të cilat bënë përpjekje të mëdha për të realizuar një takim të tillë.

Guaido shtoi se i vetmi qëllim i opozitës është të përmbys “regjimin” e presidentit të Venezuelës, Maduro.

Autoritetet norvegjeze nga ana e tyre thonë se së shpejti në Oslo do të mbahet një takim i ri i delegacioneve të qeverisë dhe opozitës së Venezuelës.

Venezuela që nga 10 janari i këtij viti, po përballet me protesta të cilat nisën kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të ri presidenti, pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

 

Zjarr Tv Ad