Guaido thirrje ushtrisë për grusht shteti

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i opozitës Venezueliane Juan Guaido njoftoi fazën finale të përpjekjes së tij për t’i dhënë fund presidencës së Maduros. Këtë të martë Guaido deklaroi se gëzonte mbështetjen e një grupi ushtarakësh të guximshëm në një video të regjistruar në një bazë të forcave ajrore në Karakas duke e shpërndarë atë në rrjetet sociale, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Tani është momenti. Do të sjellim lirinë dhe demokracinë për Venezuelën”, degjohet në fjalimin e tij Juan Guaido. “Sot ushtarët trima, patriotë të guximshëm, burra të guximshëm që mbështesin kushtetutën, i janë përgjigjur thirrjes tonë”, tha ai duke paralajmëruar një grusht shteti.

Sipas the Guardian trupat e armatosura janë në rrugë për të çliruar vendin dhe pritet që se shpejti të ketë informacione të reja. Ne jemi duke u përballur dhe deaktivizuar një grup të vogël ushtarakësh të pabesë që po promovojnë një grusht shteti”, tha ministri i komunikimit Jorge Rodriguez në Twitter. “Ne i bëjmë thirrje popullit të mbetet në gatishmëri maksimale për të mposhtur përpjekjen e grushtit të shtetit dhe të ruajë paqen”, tha ai.

 

Zjarr Tv Ad