Guardia di Finanza Italiane ditën e sotme ka skuestruar 20 tonë perime

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guardia di Finanza Italiane ditën e sotme ka sekuestruar 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar domate, patëllxhanë, speca, të cilat vinin nga Shqipëria dhe synonin të shiteshin në Itali si produkte ‘made in Italy’.

Mësohet se gjatë një kontrolli në automjetin tip ‘TIR’ që kishte shofer një shqiptar, u zbuluan kutitë me perime mbi të cilat ishte shkruar ‘made in Italy’.

Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi se ata ishin të eksportuara nga Shqipëria për në Itali.

Përgjegjësit e këtij trafiku do të përballen me autoritet italiane.

Zjarr Tv Ad