Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi dënon sulmin ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.
Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi e quan këtë akt sulm të frymëzuar nga armiqtë e fjalës.
Postimi i plotë i Albna Vokshit:
Gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja, sulmi i frymëzuar nga armiqtë e fjalës!
Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja është një ngjarje tronditëse.
Guri, që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Edi Rama nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij
Koalicioni i 7 organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias
(#SEEMOFree_Media, RSF, #ECPMF, #EFJEUROPE, #Artikulli19, #CPJ, #globalfreemedia) gjatë një misioni faktmbedhës, në takimin me Kryeministrin Rama, ngritën shqetësimin se gazetarët janë të rrezikuar nga fjalori i tij dhe sulmet e shpeshta ndaj tyre.
Por vetëm pak ditë pas takimit, në një postim në twitter në dt 28 qershor, Edi Rama shau dhe sulmoi disa gazetarë, përfshirë edhe z. Lubonja. Tre ditë pas këtij statusi të Kryeministrit, gurë urrejtjeje sulmojnë makinën e analistit.
A është kjo rastësi??
#NukKaLiriFjaleMeEdiRamën
#PërLirinëEShtypit
#Arrestoni#frymëzuesitedhunës
Shënim: më poshtë postimi në Twitter Kryeministrit Edi Rama dt 28 qershor 2019, vetëm tre ditë para sulmit ndaj analistit z. Lubonja.