Gurthyesit e Tomorrit: Po na godasin në çdo moment! Reagon Berisha: Gjykatat s’njihen, sundon mafia!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e guroreve të malit të Tomorrit në Berat po e përjetojnë rëndë situatën e krijuar nga bllokimi i punimeve pasi tashmë edhe shpresa e tyre e vetme që ishte drejtësia që menduan se fituan, refuzohet të njihet nga qeveria.

Një punonjës i këtyre guroreve i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha për ta bërë publik padrejtësinë e madhe që po iu bëhet atyre nga qeveria duke filluar nga ministri i Mjedisit, kryebashkiaku i Poliçanit e deri tek kreu i Policisë së Beratit. “Të lutem anonim, sepse po na godasin në çdo moment,” lutet ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me këtë akuzë në Fb: “Vendimet e gjykatave në narkoshtet kanë zero vlerë. Ato nuk zbatohen! Sundon vullneti i mafies dhe  ryshfeti që blen narkoministrat me lecka! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje, z. Berisha
Jemi shoqata e gurores së malit të Tomorrit në fshatin Novaj.

Edhe pse kemi fituar gjyqin nga Gjykata Administrative dhe kemi rrëzuar VKM, pavarësisht se guroret tona u futën qëllimisht në siperfaqen e shtesës për park kombëtar në malin e Tomorrit, për të mbrojtur interesat e Klosit dhe Adriatik Zotkajt dhe i betuari komunist Hasan Ahmetaj, drejtor i Policisë, na pengon për të filluar punën dhe nuk na jep asnjë letër zyrtare dhe na pengon me Polici, pa na dhënë asnjë motiv për ndalesën.

Të lutem anonim, sepse po na godasin në çdo moment.

Zjarr Tv Ad