Guruja i Damian Gjiknurit rrëfen takimin me 2 jashtëtokësore

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një video që ka rreth 2500 shikime, të gurusë ku beson verbërisht ish-ministri Damian Gjiknuri, gjendet një rrëfim mbi takimin e tij me dy alienë.

Në rrëfimin përballë kamerës i Paramahamsa Sri Swami Vishwananda që mahniti bashkëshortët Gjiknuri, veçohen dy ‘rastet’, kur guruja i ka ndeshur jashtëtokësorët.

Pjesë nga rrëfimi i indianit:

‘Shikoni, ky univers është i madh dhe i pafundëm dhe Zoti nuk ka krijuar vetëm qëniet njerëzore. Ka krijuar një shumësi speciesh. Dhe mes tyre ka krijuar shumë qënie të tjera, vende të tjera…

Po…Nëse shikoni në civilizimin e hershëm flitet shumë për këtë…njerëz që vijnë nga planete të tjera dhe japin referenca të anijeve hapësinore etj etj. Nuk është ndonjë e re, e tashme, sot është diçka e madhe kjo gjë por dhe në kohët e vjetra gjithashtu, kanë folur për këtë gjë.

Për mua…unë mendoj… se kam ndeshur dy prej tyre. Një në Darsha dhe një tjetër në Francë, kur isha me kushëririn tim, dhe ndjeva një të thellë, tek malet, ishte një energji e çuditshme. Dhe i thashë kushëririt tim ‘Shikoje këtë. Ndjej sikur ka alienë përreth’ dhe në fakt, ditën tjetër gazeta kishte foto të gjësë.

Botë paralele… Kjo është bota e minidimensioneve, jo vetëm e një dimensioni. Pra, ekziston një botë paralele, bashkëekziston në këtë realitet. Nuk është vetëm një realitet.’

Paramahamsa Sri Swami Vishwananda  dyshohet si një mashtrues që ka alarmuar edhe shërbimet inteligjente.

Ai është vetëshpallur GURU, madje ka vizituar para disa muajsh Tiranën. Në Rinas u prit deri edhe me puthje këmbësh nga bashkëshortja e ish-ministrit Gjiknuri.

 

Zjarr Tv Ad